Rreth 64 milionë euro për Kosovën nga BE-ja
BKT
Foto: Arlinda Sejda/RTK
Ekonomi

Rreth 64 milionë euro për Kosovën nga BE-ja

Arlinda Sejda/ RTK

U nënshkrua sot marrëveshja për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.

Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe  Ambasadori  i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyong.

“Projektet që kanë përfunduar dhe kanë rezultuar me kursime i kemi bartur në IPA III pasi nuk dëshirojmë të humb asnjë grant i BE-së”, ka thënë Bislimi, në konferencë të përbashkët me Szunyong.

Bislimi deklaroi se janë numër i madh i projekteve që janë bërë në kuadër të marrëveshjes së kaluar të IPA.

Nga ana e tij, në emër të BE-së, Tomash Szunyong tha se unioni ka mbështetur dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në projekte të ndryshme.


MË SHUME NGA Ekonomi