Rafuna takoi delegacionin nga Zyra e Tajvanit në Hungari
BKT
Foto: Oda Ekonomike e Kosovës
Ekonomi

Rafuna takoi delegacionin nga Zyra e Tajvanit në Hungari

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna priti sot një delegacion nga Zyra përfaqësuese e Taipeit në Hungari me të cilët diskutoi për mundësitë për investime nga Taivani në Kosovë.

Sipas njoftimit nga OEK- u, Rafuna theksoi se të dy palët duhet të zgjerojnë kontaktet ekzistuese dhe të vendosin marrëdhënie të mira biznesore në mes të dy vendeve, në mënyrë që të promovohen mundësitë e investimit në sektorë potencial.

„Kosova ofron mundësi të favorshme për investime“, u shpreh Kryetari Rafuna  duke shtuar se përparësitë e Kosovës ofrojnë mundësit për përfitime për investitorët nga e tërë bota.

Palët u dakorduan të shkëmbejnë informacione rreth hulumtimit të tregut për të identifikuar mundësitë e bashkëpunimit ndërbiznesor, të organizohen misione tregtare si dhe pjesëmarrje reciproke në panaire të organizuara nga të dyja vendet.

Kryetari Rafuna gjithashtu propozoi që përveç takimeve B2B të organizohen edhe takimet G2G, gjë e cila mundëson diskutimin dhe tejkalimin më të lehtë të barrierave biznesore për investim në vendin tone.

 


MË SHUME NGA Ekonomi