OEK-u nënshkruan Memorandum të bashkëpunimit me Odën Amerikane
A.Bela / RTKlive
Kryetari i OEK-ut Lulzim Rafuna dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, sot nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit.
Qëllimi i memorandumit ka qëllim të shërbejë si bazë për bashkëpunimin midis të dyja palëve me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të shfrytëzimit dhe efektivitetit të arbitrazhit, si dhe për të rritur të kuptuarit dhe ndërgjegjësimin e biznesit lidhur me aktivitetet aktuale dhe të ardhshmë mbi arbitrazhin, aktivitetet e tjera tregtare dhe legjislacionin e drejtësisë komerciale.
Bashkëpunimi ndërmjet të dyja palëve sipas këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, bazohet në interesin e përbashkët për të shkëmbyer informacione, për të bashkëpunuar në organizimin më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me trajnimet lidhur me arbitrazhin, promovimin e arbitrazhit, mbledhjen e të dhënave, statistikave, vlerësimeve dhe aktiviteteve të tjera.
Të dyja palët konsiderojnë se është në interesin e tyre të përbashkët që t’i ofrojnë njëra tjetrës ndihmë lidhur me ligjet që prekin bizneset dhe politikat, me qëllim të shkëmbimit të përvojës dhe pikëpamjeve.























