12:51 / 14.09.2022
19 raste të reja me Covid-19, asnjë i vdekur
K. Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 29.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.861 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.
























