Shahini dhe presidentja e EESC-së, flasin për problemet ekonomike
Rtklive
FOTO/ AKB
Ekonomi

Shahini dhe presidentja e EESC-së, flasin për problemet ekonomike

Afet Bela/ RTKlive

Sot në Pragë u takuan kryetari i AKB-së, Agim Shahini me Christa Schweng Presidente e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) me seli në Brukseli. Kreu e AKB-së, Shahini e njoftoi znj.Schweng për kizën në Kosovë e Ballkan si do mos pas luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës që kanë krijuar turbulenca globale në të gjitha fushat jetësore në BE.

“Në theks të veçantë e informuam delegatët dhe Presidenten për problemet ekonomike dhe të punësimit si do mos të rinjtë e Kosovës që kërkojnë dhe dëshirojnë punë më të drejtë por tregu i punës kërkon profesionalizëm dhe për ta ka gjithmonë nevojë jo vetëm ne por edhe tregu evropian. Ballkani ka ul nivelin e përgatitjes profesionale po me shumë janë të fokusuara nê prodhimin e të diplomuarve se sa profesionalist me diplomë”, tha Shahini.

Kurse Christa Schweng,Presidente Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) tha se Ballkani ka potencial të ketë të rinjtë shumë profesionale e jo diploma të pa përgatitur për tregun e punës dhe kërkesat inovative janë shumë të mirë pritura dhe mundësi e madhe për të dal nga kriza dhe mundësia e punësimit më i shpejtë.

Konferencë dy ditore ka tubuar në Pragë punëdhënës punëmarrësi qeveri shoqëri civile nga gjithë Ballkanin ku po diskutojmë për të mirë e të rinjtë e vendeve të Ballkanin Perëndimor.

 


MË SHUME NGA Ekonomi