ATK: Edhe mbi 600 mijë euro borxhe të mbledhura
Ekonomi

ATK: Edhe mbi 600 mijë euro borxhe të mbledhura

M.Miftari/RTKlive

Administrata Tatimore të Kosovës (ATK), përmes një komunikate njofton për angazhimin e stafit të Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme, në trajtimin e borxheve të tatimpaguesve ndaj këtij institucioni.

Siç u bë e ditur, angazhimi i pandërprerë i Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në trajtimin e borxheve të tatimpaguesve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me mbi 600 mijë euro të mbledhura. Aksioni në fjalë është realizuar tek 18 subjekte biznesore.

“Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar  maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se në periudhën e fundit janë ndërmarr aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve.


MË SHUME NGA Ekonomi