11:03 / 20.09.2022
Katër raste të reja me Covid-19
K.Kasumi/ RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar katër raste të reja pozitive me Covid-19 nga 107 testime.
Sipas këtij raporti, si pasojë e COVID-19, nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 4.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.001 doza të vaksinës anti COVID, njofton MSH.