Rizvanolli: Blloku A4 rikthehet në punë në tetor, A3 është rikthyer
Rtklive
Donika Sherifi/RTK
Ekonomi

Rizvanolli: Blloku A4 rikthehet në punë në tetor, A3 është rikthyer

Donika Sherifi/RTK

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës. Gjatë vizitës së saj në Termocentralin “Kosova A”, Rizvanolli ka falënderuar të gjithë punëtorët që sipas saj po punojnë ditë e natë që qytetarët të kenë energji elektrike në këto ditë të vështira për shkak të krizës energjetike.

Ajo tha se vizita ishte planifikuar qysh nga e premtja e javës së kaluar.

Ministrja ka paralajmëruar se Blloku A4 pritet të kthehet në operim në fillim të tetorit, por thotë se punëtorët po bëjnë gjithçka që kjo ditë të jetë edhe më herët sesa është planifikuar.

“Ne kishim planifikuar vizitë me kabinetin tim qysh prej të premtes që të shohim si është situata, si po shkojnë punët pas rënies së Bllokut A3 dhe u befasuam për mirë kur dëgjuam që blloku është kthyer falë punës gjatë gjithë ditës e natës nga ekipi", tha ajo.

"Çdo megavat orë që prodhojmë sot do të thotë shumë dhe punë e punëtoreve, është absolutisht puna më e vlefshme që dikush mund të bëjë sot", u shpreh Rizvanolli.

Sipas saj, blloku A4 pritet të kthehet në operim në ditët e para të tetorit, por punëtoret po bëjnë gjithçka që është e mundur që kjo kohë të shkurtohet edhe me tej.


MË SHUME NGA Ekonomi