Azemi: Kompania amerikane zotohet për 800 milionë euro investime
Foto/ RTKlive
Ekonomi

Azemi: Kompania amerikane zotohet për 800 milionë euro investime

Afet Bela/ RTKlive

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, sot në një konferencë për media ka njoftuar se kompania “American Exploration and Mining LLC” nga Amerika do të investojë në Kosovë 800 milionë euro e që paga minimale sipas tij, do të jetë 800 euro, përderisa do të ketë edhe shtesa e bonuse të tjera.

“Unë jam i kontaktuar në cilësinë e kryetarit të Sindikatës së sektorit privat.Investitori na ka thënë se do të zbatojë të gjitha ligjet e Kosovës”, tha ai për Infoplus në RTK.

Sipas tij kjo kompani ka marrë qëndrim që në bisedat të cilat zhvillohen në Kosovë, të jemi prezentë edhe ne si përfaqësues të sindikatës.

Ai bëri me dije se shtetet e rajonit, janë të interesuara shumë të kenë këtë investitor të investojë në ato vende.

“Sipas investitorit Serbia mezi pret që të ketë këtë investitor”, deklaroi Azemi.


MË SHUME NGA Ekonomi