Bonot 12-mujore, yield-et në kufirin e 3.95%
Ekonomi

Bonot 12-mujore, yield-et në kufirin e 3.95%

ATSH

Norma e interesit ose yield-et e bonove 12-mujore u rritën në ankandin e kësaj jave arritën pothuaj në nivelin 4%.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 3.95%, nga 3.73% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në fund të muajit gusht.

Ndërkohë, yield-i mesatar i thjeshtë e kaloi nivelin e 4% dhe shënoi nivelin 4.01%, nga 3.75% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Yield-i maksimal i pranuar në ankand arriti në 4.44%.

Një zhvillim pozitiv i ankandeve të fundit është stabilizimi i kërkesës së investitorëve. Sipas BSH-së, ministria e Financave arriti të sigurojë të plotë shumën e kërkuar prej 7 miliardë lekësh.

“Rritja e shpejtë e yield-eve të titujve qeveritarë po krijon kushtet e për përcjelljen e qëllimit të politikës monetare, që në kushtet e inflacionit të lartë synon të nxisë kursimin dhe të frenojë kreditimin dhe shpenzimet, për të ngadalësuar kërkesën e brendshme”, thekson BSH-ja. 


MË SHUME NGA Ekonomi