Hasani: Kosova ka rritur eksportin me 40% për Gjermani
Rtklive
Ekonomi

Hasani: Kosova ka rritur eksportin me 40% për Gjermani

Fadil Sertolli/ RTKlive

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Amerikane dhe Këshillin e Investitorëve Evropian ka takuar misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zëvendës drejtori menaxhues të FMN, Bo Li.

Gjatë takimit me delegacionin, drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, ka folur për zhvillimet e fundit në bashkëpunimin ekonomik gjermano-kosovar, duke theksuar rritjen e eksporteve nga Kosova në Gjermani prej 43% (periudha janar-korrik 2022, në krahasim me vitin paraprak) si dhe rritjen e investimeve direkte nga Gjermania për 55%, në vitin 2021.

Hasani informoi përfaqësuesit e FMN lidhur me rezultatet e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar në fillim të korrikut, ku morën pjesë mbi 150 përfaqësues biznesi, duke përfshirë këtu 40 CEO të kompanive gjermane, në cilësi të investitorëve potencialë.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend, dhe kërkesat e sektorit privat në përmirësimin dhe azhurimin e legjislacionit, që mundëson përmirësimin e klimës të së bërit biznes në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi