Sekretari i Shtetit,Schnorr në takim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare
FOTO/ OEGJK
Ekonomi

Sekretari i Shtetit,Schnorr në takim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare

A.Bela / RTKlive

Drejtoresha Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani bashkë me Kryetarin e Bordit Besnik Beqirin, kanë takuar Sekretarin gjerman të shtetit, Stefan Schnorr nga Ministria Federale për Digjitalizim dhe Transport.

Përfaqësuesit e OEGJK-së ia dorëzuan Sekretarit të Shtetit Schnorr studimin më të ri nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Instituti Riinvest, rreth kapaciteteve të digjitalizimit në sektorin prodhues të Kosovës.

OEGJK bashkë me Institutin Riinvest, dhe me përkrahje të BERZH dhe ProCredit Bank ka analizuar indeksin e digjitalizimit të kompanive të sektorit të përpunimit të drurit, metalit, plastikës dhe atë ushqimore. Të gjeturat e këtij raporti ishin temë diskutimi, në takim me Sekretarin e Shtetit, z. Schnorr.

Hasani informoi z. Schnorr për zhvillimet e fundit në bashkëpunimin ekonomik gjermano-kosovar, duke theksuar rritjen e eksporteve nga Kosova në Gjermani prej 43% (periudha janar-korrik 2022, në krahasim me vitin paraprak) si dhe rritjen e investimeve direkte nga Gjermania për 55%, në vitin 2021.

Përfaqësuesit e OEGJK-së diskutuan me z. Schnorr rreth zhvillimeve të fundit ekonomike në vend, dhe potencuan kërkesat e sektorit privat në përmirësimin dhe azhurimin e legjislacionit, që mundëson dhe përkrah digjitalizimin e sektorit publik dhe privat.

Sekretari i Shtetit Schnorr nga Ministria Federale për Digjitalizim dhe Transport po qëndron në Kosovë, në kuadër të Samitit Digjital, që është duke u mbajtur në Prishtinë nga data 21. – 22.09.2022 dhe është vazhdimësi e procesit të Berlinit. 


MË SHUME NGA Ekonomi