FMN e gatshme për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në
Rtklive
Foto: BQK
Ekonomi

FMN e gatshme për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në

Fadil Sertolli/ RTKlive

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, DanielPalotai.

Sipas një njoftimit për media thuhet se në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Palotai me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e deritashme të ndërmarra nga BQK-ja, duke theksuar faktin se sektori financiar vazhdon të jetë likuid dhe me performancë pozitive.

Po ashtu në njoftim thuhet se guvernatori Mehmeti falënderoi drejtorin Ekzekutiv të FMN-së për Kosovën, për angazhimin e tij në rritjen e bashkëpunimit dhe ndihmën e vazhdueshme për BQK-në dhe Kosovën.

Nga ana tjetër, Palotai shprehu gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në dhe për sektorë të tjerë ekonomik.


MË SHUME NGA Ekonomi