Qytetarët ankohen për numrin e madh të lojërave të fatit në Tetovë|Video
Ekonomi

Qytetarët ankohen për numrin e madh të lojërave të fatit në Tetovë|Video

Besnik Iseni/ RTK, Shkup

Qytetarët e Tetovës po anohen se qyteti ku ata jetojnë është shndërruar në qytet të lojërave të fatit. Siç thonë ata, në çdo 50 metra, është nga një kazino. Ndërkohë nga lëvizja Antibixhoz, thonë se kanë kërkuar që këto kazino të zhvendosen jashtë qytetit ose edhe të mbyllen.

Në çdo 50 metra të rrugëve të Tetovës është hapur nga një kazino. Në këtë qytet me rrethinë numërohen mbi 50 kazino dhe lojëra tjera të fatit. Numri i madh i lojërave të fatit është kthyer në shqetësim serioz për banorët e Tetovës.

Kazino janë hapur edhe pranë objekteve shkollore. Drejtuesit e institucioneve parashkollore thonë se është e papranueshme që një objekt i lojërave të fatit të jetë afër qendrës ku edukohen fëmijët.

Nga Lëvizja Anti-bixhoz kërkojnë që kazinotë të largohen nga qyteti ose të mbyllen tërësisht.

Kurse nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut thonë se propozim Ligji për lojërat e fatit i është dorëzuar Komisionit për Buxhet, i cili ende nuk e ka shqyrtuar.

Për më shumë ndiqni kronikën në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Ekonomi