Durmishi: Me sinjalistikë të mirë, rrugët janë më të sigurta
Rtklive
Foto: MMPHI
Ekonomi

Durmishi: Me sinjalistikë të mirë, rrugët janë më të sigurta

K.Kasumi/ RTKlive

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar për punën që po bën në trafikun rrugor në gjithë territorin e Kosovës për t’i bërë rrugët më të sigurta.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se janë duke punuar në gjithë Kosovën në fushën e sinjalistikës. Sipas tij, sa më e mirë që të jetë sinjalistika, aq më të sigurta janë rrugët.

Njoftimi i plotë:

INVESTIM NË SIGURINË RRUGORE

Që nga viti 2017, rreth 37% e territorit të Republikës së Kosovës ka qenë e pambuluar me kontrata të sinjalizimit vertikal e horizontal.

Aktualisht jemi duke punuar në të gjithë territorin e Kosovës me gjashtë kontrata të sinjalistikës. Sa më e mirë që të jetë sinjalistika, aq më të sigurta do të jenë rrugët tona.”

Deri më sot janë bërë:

174 km vija të bardha termoplastikë

126 km vija të thjeshta njëkomponentëshe

757 copë shenja të komunikacionit

340 m pahi elastike

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe rrugë

Mund të jetë një imazh i rrugë


MË SHUME NGA Ekonomi