Zv/ministrja e Mjedisit kërkon përdorim sa më pak të automjeteve
Rtklive
Foto: MMPHI
Ekonomi

Zv/ministrja e Mjedisit kërkon përdorim sa më pak të automjeteve

Kimete Kasumi/ RTKlive

Motoja e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë për vitin 2022 është “Lëvizje e kombinuar, lidhje më të mira ", thuhet në komunikatën për medie.

Manifestimi qendror është mbajtur në hapësirën para monumentit “New Born” në Prishtinë, pranë të cilit janë mbajtur fjalime që kishin për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit duke përdorur sa më shumë mjete të tjera alternative si biçikletën, trotinetin, trafikun urban etj.

Zv/ministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, në fjalën e rastit lidhur me këtë ditë, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, mediet, zyrtarët e ministrisë, OJQ-në “Marakli t’Biciklave” dhe shoqërinë civile, thuhet më tutje në komunikatë.

Ajo theksoi se është me rëndësi që të kontribuojmë në forma të ndryshme për uljen e nivelit të ndotjes dhe për përmirësimin e mjedisit duke i përdorur sa më pak automjetet dhe duke i zëvendësuar me mjete të tjera alternative të cilat shkaktojnë pak apo zero ndotje, si dhe të zhvillojmë plane të qëndrueshme të mobilietit në të gjitha komunat e vendit dhe këto plane të zbatohen edhe në praktikë, bëhet me dije në komunikatën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. 


MË SHUME NGA Ekonomi