Kosova e Maqedonia e Veriut, shkëmbim të thëngjillit me rrymë|Video
Rtklive
Foto: http://kek-energy.com/
Ekonomi

Kosova e Maqedonia e Veriut, shkëmbim të thëngjillit me rrymë|Video

Besnik Iseni/RTK/Shkup

Autoritetet kosovare dhe ato maqedonase kanë filluar bisedimet për arritjen e një marrëveshje energjetike.

Nëse arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë do të bëhej i mundur shkëmbimi i thëngjillit nga Kosova, me energji elektrike nga Maqedonia e Veriut.

Sipas Qeverise në Shkup,në përgjigje për RTK-në, arritja e marrëveshjes do të ndihmonte  për kapërcimin  e krizës me energjinë elektrike.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë në Shkup ,Muhamet Hoxha , marrëveshja për rrymën elektrike me Kosovën, pritet të arrihet pas tejkalimit të disa pengesave juridike.

Maqedonia e Veriut ka rritur kapacitetet prodhuese  energjetike  dhe deri më tani ka arritur marrëveshje për import të energjisë elektrike me  Greeqinë, Bullgarinë dhe me Serbinë.


MË SHUME NGA Ekonomi