Banka Botërore e gatshme të mbështes sektorin privat
Rtklive
FOTO/OEK
Ekonomi

Banka Botërore e gatshme të mbështes sektorin privat

Sh.Gashi/RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim delegacionin nga Banka Botërore, diskutuan për mundësitë e përkrahjes së sektorit privat

Prishtinë, 23 shtator - Kryetari Rafuna, ka pritur dje në takim Specialistin e lartë të Sektorit Financiar nga Banka Botërore, Alper Ahmet Oguz, për të diskutuar mënyrat e lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë, duke qenë gjithmonë të gatshëm në përkrahjen e tyre.

Kryetari Rafuna përmendi sfidat dhe problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sektori privat në tërësi, duke vështirësuar funksionimin e duhur të ndërmarrjeve në veprimtaritë e tyre.

“Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e likuiditetit financiar të kompanive vendore dhe problemet e qasjes së tyre në financa. Për t’i dalë në ndihmë sektorit privat në Kosovë, z. Rafuna dhe z. Oguz u dakorduan që bashkëpunimi i ndërsjellë të përqendrohet në përshtatjen e mekanizmave të reja që do të lehtësonin qasjen e ndërmarrjeve në financa, duke rezultuar pozitivisht në punën e tyre dhe në gjithë ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Ekonomi