Bie numri i përdoruesve të telefonisë mobile, rritet përdorimi i internetit
Foto arkiv/ RTKlive
Ekonomi

Bie numri i përdoruesve të telefonisë mobile, rritet përdorimi i internetit

Afet Bela / RTKlive

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) pas azhurnimit të të dhënave të pranuara nga oftuesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike, ka publikuar raportin për tregun e komunikimeve elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut.

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të dytë (TM2-2022) është 1,728,014 përkatësisht për –11.00% më i ultë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2-2021) . Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM1-2022 numri i përdoruesve është –0.23% me i ultë. Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar rënie në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2021) gjithashtu ka rënie. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 95.18% të numrit të popullsisë”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

Sikurse në TM1 2022 edhe në periudhën TM2 2022, ka vazhduar trendi rënës i parapaguesve të telefonisë fikse. Të dhënat për normën e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor janë 3.96%, raporton RTKlive.

Sipa këtij raporti norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së .

“Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2017 deri në TM2 2022 është paraqitur në figurën e mëposhtme. Nga të dhënat në figurën mund të vërehen ndryshimet ne strukturën e parapaguesve të telefonisë fikse, përkatësisht rënie e vazhdueshme për parapaguesit individualë në raport me parapaguesit e bizneseve”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM2 2022 i raportuar nga operatorët shënon shifrën 392,457 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rritje prej 22,378 parapagues apo 6.04% në krahasim me TM1 2022, respektivisht një rritje shumë e lehtë prej 3.06 % në krahasim me periudhën TM2 2021. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 132.1%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 21.62%.

“Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM2 2022 ka arritur në 1 430,668 përdoruesish e që shënon një zvogëlim prej 3.91% krahasuar me TM2 2022, dhe një rritje prej rreth 1.24% krahasuar me TM1 2022. Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme. Në periudhën raportuese (TM2 2022) penetrimi i qasjes fikse është 79% ndërsa i asaj mobile 22%”, thuhet në raportin e ARKEP-it.


MË SHUME NGA Ekonomi