Gërxhaliu: Kërcënimi me luftë nga Serbia, shkatërron iniciativat rajonale
FOTO/ Nga profili i Gërxhaliut në FB
Ekonomi

Gërxhaliu: Kërcënimi me luftë nga Serbia, shkatërron iniciativat rajonale

A.Bela/ RTKlive

Njohësi i zhvillimi ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se integrimet evropiane nuk kanë alternativë dhe në ketë drejtim bashkëpunimi ekonomik mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor është dhe duhet të jetë paraprijës i integrimeve politike.

“Fatkeqësisht në Ballkan është e pa mundur të bisedohet për çështje ekonomike pa ngjyrim dhe konotacion politik  dhe për këtë ky politizim po i ngulfat këto procese të cilat edhe më shumë na largojnë prej integrimeve. Ballkani Perëndimor me gjashtë shtete ka afër 18 milionë banorë dhe eksporton në total afër 34 miliardë euro! Sllovenia ka më pak se tre milionë banorë dhe eksporton 68 miliardë euro! Austria me afër 8 milionë banorë eksporton mbi 160 miliardë euro, ndërsa Gjermania me afër 80 milionë banorë dhe eksporton afër 1600 miliardë euro”, tha Gërxhaliu në një në një panel i organizuar me rastin e përvjetorit të 100 vjetorit të funksionimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij vetëm në 23 vitet e fundit janë afër 72 iniciativa të ndryshme rajonale që kanë filluar duke shpenzuar fonde të shumta nga BE-ja dhe donatorë të tjerë, por ende jemi të pa integruar!

“Nuk mund të ketë integrim në qofëse shtetet nuk janë të barabarta dhe të pranuara politikishtë në mes vedi, nuk mund të këtë integrim në qofëtse nuk ka lëvizje të lirë të njerëzve, shërbimeve, kapitalit dhe mallrave e në Ballkanin Perëndimor kjo po ndodhë! . Nuk mund të ketë iniciativa rajonale të sukseseshme në qoftëse ende në mes vendeve të këtyre iniciativa kërkohen viza me shumë procedura burokratike. Nuk mund të ketë suksese në iniciativa rajonale në qoftëse kamionët me mallra duhet të kalojnë edhe ditë të tëra në kufi duke plotësuar e kërkuar dokumente e certifikata të shumta dhe koha e pritjes së gjatë humb mundësia që mallrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor të jenë konkuruese me këdo në botë”, tha ai.

Duke shtuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në shtete për të ikur dhe jo për të qëndruar në to dhe duke mos zgjidhur problemet në substancë do të përjetojnë katastrofë demografike nga ikja e popullsisë!

“Duhet të pranohet e vërteta se pa zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë të gjitha iniciativat rajonale do të jenë paraprakisht të gjykuara për të dështuara. Sot nga Ballkani Perëndimor lajmi i mirë nuk është dhe ai nuk promovohet. Duhet të pranohet edhe fakti se komuniteti i biznesit ka bërë shumë hapa pozitiv krahasuar me politikën!”, tha ai.

Sipas tij duke promovuar armatimin e prodhuar dhe të blerë me miliarda dhe duke kërcnuar me luftë çdo ditë si mund të flitet për tregun e përbashkët rajonal, si mund të flitet për Open Ballkan, Procesin e Berlinit apo iniciativat e tjera!

“Duhet të kuptohet se emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor është çlirimi i mitit të Serbisë për atë se Kosova është shtet dhe i pavarur dhe i njohur me rreth 120 shtete, duke përfshirë shtetet më të fuqishmet të botës. Serbia dhe serbët duhet të kuptojnë se Kosova është realitet. Deri sa kjo nuk do të ndodhë Ballkani Perëndimor do të prodhojë më shumë histori, pseudo patriotizëm dhe radikalizim se sa bashkëpunim rajonal,  perspektiv evropiane, mirëqenie ekonomiko -sociale, përmirësim të imazhit dhe vizion drejt ardhmërisë”, tha ai.

 


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle