KEK: Ndalet njësia A-3, nuk do të ketë reduktime të rrymës
Foto: RTKLive
Ekonomi

KEK: Ndalet njësia A-3, nuk do të ketë reduktime të rrymës

K.Kasumi/ RTKlive

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se dje me datë 25.09.2022, është ndaluar njësia A-3.

Kjo ka ndodhur si pasojë e veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratori, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës.

“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”.

“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit. Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Ekonomi