Cilat vende shihen si më të korruptuarat?
Përgatiti: Valjeta Kosumi
Organizata joqeveritare, Transparency International, me bazë në Gjermani, e definon korrupsionin si “abuzim të fuqisë së besuar për përfitime personale”.
Organizata, e cila përpilon indeksin e Perceptimit për Korrupsionin për shtetet, gjithashtu thekson se korrupsioni po ndezë një krizë globale për demokracinë.
Rusia po shihet si vendi më i korruptuar në botë, sipas renditjes së U.S. News, për Vendet më të Mira në 2022.
Ky perceptim bazohet në analizën e 85 shteteve, nxjerrë nga një sondazh me më shumë se 17 mijë njerëz nga e gjithë bota.
Në sondazh, respodentët vlerësuan se cilat shtete i asociojnë me termin “të korruptuar”, një definicion që u la i lirë për tu interpretuar.
Perceptimi për Rusinë si vendi më i korruptuar shënon një rënie nga vendi i 5-të në listën e vitit 2021, kur Iraku kryesonte listën në vendin e parë.
Gjithashtu në 2022, ShBA radhitet në vendin 23, në mesin e vendeve më pak të korruptuara, pas vendit të 24 në vitin e kaluar.
Më poshtë sjellim listën e 10 vendeve që perceptohen si më të korruptuarat, sipas U.S.News:
Rusia
Irani
Kolumbia
Meksika
Birmania
Brazili
Arabia Saudite
Zambia
Bangladeshi
Bjellorusia