Shtrenjtimi i gazit/ 15 vende evropiane letër KE
Ekonomi

Shtrenjtimi i gazit/ 15 vende evropiane letër KE

RTSH

15 vende evropiane i janë drejtuar me një letër Komisionit Evropian ku kanë kërkuar që të paraqesë një propozim për një tavan të çmimit të shitjes me shumicë të gazit natyror.

Letra, është nënshkruar nga ministrat e energjisë të Belgjikës, Bullgarisë dhe Kroacisë, Franca, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Portugalia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Ministrat po i kërkojnë Komisionit të paraqesë një propozim për t'u diskutuar në Këshillin e Energjisë më 30 shtator në Bruksel, pasuar nga një propozim legjislativ sa më shpejt të jetë e mundur.

“Tavani i çmimeve që është kërkuar që në fillim nga një numër gjithnjë në rritje i Shteteve Anëtare është masa e vetme që do të ndihmojë çdo Shtet Anëtar të zbusë presionin inflacioniste, të menaxhojë pritshmëritë dhe të sigurojë një kornizë në rast të ndërprerjeve të mundshme të furnizimit dhe të kufizojë ekstra fitime në sektor”, theksohet në letër.

“Kriza energjetike që filloi vjeshtën e kaluar është përkeqësuar me kalimin e kohës dhe tani po shkakton presione të paqëndrueshme inflacioniste. Të cilat po godasin rëndë familjet dhe bizneset tona. Ne njohim përpjekjet e bëra nga Komisioni dhe masat që ai ka propozuar për të përballuar krizën. Por ne ende duhet të trajtojmë problemin më serioz nga të gjithë: çmimin e shitjes me shumicë të gazit natyror. Tavani i çmimeve që është kërkuar që në fillim nga një numër gjithnjë në rritje i Shteteve Anëtare është masa e vetme që do të ndihmojë çdo Shtet Anëtar të zbusë presionin inflacioniste, të menaxhojë pritshmëritë dhe të sigurojë një kornizë në rast të ndërprerjeve të mundshme të furnizimit dhe të kufizojë ekstra fitime në sektor.

Kufi duhet të zbatohet për të gjitha transaksionet me shumicë të gazit dhe të mos kufizohet në importe nga juridiksione specifike. Ai mund të projektohet në mënyrë të tillë që të sigurojë sigurinë e furnizimit dhe fluksin e lirë të gazit brenda Evropës, duke arritur njëkohësisht qëllimin tonë të përbashkët për uljen e kërkesës për gaz. Ky kufi është një prioritet dhe mund të plotësohet me propozime për të forcuar mbikëqyrjen financiare të tregut të gazit dhe zhvillimin e standardeve alternative për çmimin e gazit në Evropë", thuhet në letrën drejtuar KE.

Kriza energjetike po shkakton presione të paqëndrueshme inflacioniste që po godasin rëndë familjet dhe bizneset.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Ekonomi