Mehmeti: Përkundër sfidave, Kosova ruajti stabilitetin ekonomik e financiar
Foto RTKlive
Ekonomi

Mehmeti: Përkundër sfidave, Kosova ruajti stabilitetin ekonomik e financiar

A.Bela / RTKlive

(E plotësuar) Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka mbajtur sot mbledhje. Në këtë mbledhje Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka prezantuar raportin e BQK-së, për vitin 2021.

Guvernatori Mehmeti tha se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2021 është rreth 3.7 përqind, duke shtuar se kjo ka ndodhur si pasojë e presionit të inflacionit dhe rënies së fuqisë blerëse. 

Në pjesën e diskutimeve, anëtarët e komisionit shtruan pyetje për guvernatorin Mehmeti, me theks të veçantë për normat e interesit të larta të bankave në Kosovë, për paralajmërimin e rritjes së interesit në kreditë ekzistuese, për operimin e bankave në veri të vendit që funksionojnë me valuta tjera, si dhe për shumë çështje që ndërlidhen me BQK-në.

Pas përfundimit të diskutimeve, komisioni vendosi që raporti vjetor i BQK-së për vitin 2021 të dërgohet në seancë.

Po ashtu, anëtarët e komisionit u pajtuan që shqyrtimi i raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021, si dhe votimi i raportit vjetor financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021 të shtyhet për mbledhjen e radhës.  

Mehmeti: ‘Paypal’ asnjëherë nuk ka bërë kërkesë për licencë në Kosovë

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, bëri me dije se asnjëherë platforma e pagesave online ‘Paypal’ nuk ka shprehur gatishmëri për të ardhur në Kosovë.

“Ne përkundrazi, kemi provuar të gjejmë forma direket dhe indirektet që ta sjellim 'Paypal' në Kosovë. Me banka dhe institucione të tjera, kemi shprehur interesim për të sjellë atë në Kosovë, ne shpejt do të ia kishim dhënë licencën shumë shpejt”, tha ai.

Guvernatori Mehmeti, tha se depozitat që po bëhen në sektorin bankar tregon se Kosova ka besueshmëri dhe qëndrueshmëri. “Bankat komercial në Kosovë kanë kapital të mjaftueshëm”, theksoi ai.

Mehmeti tha se ligji për sigurime duhet të ndërrohet që ky sektor të zhvillohet më tutje. “Ne së bashku më institucione të tjera, kemi draftuar këtë ligj, ai është tani në qeveri dhe ky ligj qel rrugë për zhvillim të sektorit të sigurimeve. Ka rritje të sigurimeve jo të detyrueshme për shkak të pagesës së dëmeve, pra kemi edhe rritje të besimit në këtë sektor”, tha ai.

Kurse deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci tha se ka zhvillime pozitive në sistemin financiar, si rritje të depozitave dhe ulje të kredive të këqija. Ajo kërkoi sqarime rreth rritjes së mundshme të tarifave të kredive.

Edhe deputeti Enver Haliti, kërkoi sqarime rreth lajmeve për platformën ‘Paypall, dhe a kanë bërë ndonjëherë kërkesë për të ardhur në Kosovë.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka filluar mbledhjen. Në këtë mbledhje Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka prezantuar raportin e BQK-së, për vitin 2021.

Guvernatori Mehmeti, në këtë raport ka përfshirë të gjitha zhvillimet ekonomike në vend, të cilat sipas tij janë mbajtur në binar.

“Ekonomia e Kosovën në vitin 2021 ka qenë 10.5 %. Përmirësimi krizës shëndetësore, të cilat ndikuan edhe me ardhjen e diasporës së Kosovës. Rritja e konsumit dhe investimeve ndikoi në rritjen e aktivitetit të ekonomik”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij për këtë vit rritja ekonomike, do të jetë rreth 3.7 për qind. Sipas tij edhe efektet e luftës në Ukrainë, ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

“Parashikimet e BQK-së, janë se do të kemi inflacion me 10.4, për shkak të luftës në Ukrainë”, theksoi ai.

Për sistemin financiar në vend, Mehmeti tha se përkundër pandemisë, është ruajtur stabiliteti.

Sipas tij asetet bankare, janë mbi 5 miliardë euro, portofolia kreditore, arritën 3.75 miliardë euro, po ashtu edhe depozitat janë rritur, ndërkaq raportet e kreditë e këqija janë mbi 2 %. Edhe bankat, sipas tij janë likuide, ndërkaq kemi rritje edhe të aseteve të sektorit pensional.

Edhe sektori i sigurimeve ka pasur zhvillimeve pozitive.


MË SHUME NGA Ekonomi