Shqyrtohet vendimi i qeverisë për masat në furnizim me energji
Ekonomi

Shqyrtohet vendimi i qeverisë për masat në furnizim me energji

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë, me nr.01/98 datë 23.09.2022.

Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës ditë më parë në mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji, raporton RTKlive.

Përmes këtij vendimi, Qeveria i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës, zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme.

Zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jo stabile të furnizimit me energji elektrike. Mungesa energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare.

 


MË SHUME NGA Ekonomi