Drejtori i ATK-së refuzon ftesën e Samitit të Beçiqit, shkak fusnota
Foto RTK
Ekonomi

Drejtori i ATK-së refuzon ftesën e Samitit të Beçiqit, shkak fusnota

Afet BELA/ RTKlive

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Rajonit që mbahet në Beçiq të Malit të Zi, pasi në ftesë organizatorët i ishin referuar Republikës së Kosovës me fusnotë.

Burimet e RTKlive bëjnë me dije se njëjt sikur guvernatori Mehmeti ei cili ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin në Beçiq të Budvës, edhe drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj, kishte marrë ftesë nga organizatorët ku Kosovës i referohen me fusnotë.

Samiti i cili do të fillojë sot dhe mbahet deri më 1 tetor, e ku pjesëmarrës janë edhe guvernatorë, drejtorë të Administratave Tatimore të vendeve të rajonit dhe ministrat e financave.

Delegacioni nga Kosova, viteve të kaluar kishin marrë pjesë në këtë Samit dhe gjithherë Kosova ishte paraqitur në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera.

Ndryshe Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor është njëra ndër ngjarjet më të mëdha në rajon ku diskutohen çështjet financiare.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle