Itali, inflacioni rritet në nivel rekord
Ekonomi

Itali, inflacioni rritet në nivel rekord

ATSH-DPA

Inflacioni i çmimeve të prodhimit në Itali u përshpejtua më tej në gusht duke arritur një nivel rekord, sipas shifrave te zyres statistikore Istat.

Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 40,1% në terma vjetore, në gusht, krahasuar me 36,9% në muajin korrik.

“Trendi rritës i inflacionit ka ardhur kryesisht si pasojë e dinamikës intensive rritëse në tregun vendas të çmimeve dhe aktiveve të furnizimit me energji elektrike dhe gaz”, raportoi Enti i Statistikave.

Në gusht, çmimet e prodhimit në tregun vendas dhe të huaj u rritën respektivisht me 50,3% dhe 12,5% krahasuar me vitin e kaluar.

Në baza mujore, çmimet e prodhimit u rritën me 2,8% kundrejt një rritjeje prej 5,0% në korrik.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle