Murati: Subvencionimi i energjisë shkon deri në 90 milionë euro
Foto/ Valjeta Shala/ RTK
Ekonomi

Murati: Subvencionimi i energjisë shkon deri në 90 milionë euro

Afet Bela / RTKlive

(E plotësuar, ora 11:33) Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka përfunduar intervistimin para Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

(E plotësuar, ora 10:50) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po mban mbledhjen.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, po vazhdon të u përgjigjet anëtarëve të Komisionit, rreth menaxhimit të situatës energjetike në vend. Ministri Murati bëri me dije deri në fund të periudhës tarifore, subvencionimi energjisë që është zotim i qeverisë së Kosovës, do të shkojë deri në 90 milionë euro.

Murati: Nga subvencionimi për energji përfitojnë mbi 80 % e konsumatorëve

(E plotësuar, ora 10:40) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po mban mbledhjen.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bëri me dije se nga shumica e subvencionimit, pra mbi 80 % janë amvisëri si dhe biznese. “Tani kemi inflacion, dhe e kemi parë të arsyeshme që subvencionimi do të përkrah familjet që kanë nevojë. Edhe shtetet e tjera kanë dalë me plane për subvencionin e energjisë, siç është rasti edhe i Gjermanisë”, tha ai.

Murati: Çmimi i rrymës në Kosovë është më i lirë se në Shqipëri

(E plotësuar, ora 10:20) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka filluar mbledhjen.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se çdo vendim që merret nga qeveria e Kosovës është i bazuar në ligj dhe bazohet në kornizën ligjore. “Ne si ministri ndarjet i ndajmë duke u bazuar në ligj, sipas kërkesave që na vijnë. Funksioni është financimi dhe prioriteti i qeverisë”, tha Murati para Komisionit hetimor, duke i përgjigjur pyetjes së anëtarit të Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, i cili ka kritikuar qeverinë për mos liferim dhe lëvizje të parave dhe sipas tij këto mjete janë vetëm zotim i qeverisë, raporton RTKlive.

Kurse sa i përket asaj se ku shkojnë mjetet, Murati bëri me dije se mund të shtohet blloku tarifor, e që e ka marrë edhe Shqipëria. Ai ka thënë se në krahasim me Shqipërinë, Kosova ka rrymën më të lirë. “Për shkak të subvencionim kemi çmimin cent edhe me tarifën e lartë, kurse të lirën 6.7, ndërsa në Shqipëri 8 cent”, theksoi ai.

Murati dhe Fejzullahu intervistohen nga komisioni i energjisë (Ora, 06:40)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje bëhet intervistimi i  Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve dhe intervistimi i Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje.
Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiru- anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar, Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle