10:29 / 30.09.2022
Sot ngrihet çmimi i naftës dhe benzinës
J.Musliu/RTKlive
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, publikoi çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Çmimet e naftës dhe benzinës janë ngritur për një cent, nga dita e kaluar.
Çmimi maksimal i naftës për të premten është është 1.61 euro, ndërsa për benzinë është 1.34 euro.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit është 0.76 euro.























