ATK prezanton projektin e radhës për “Mos deklaruesit”
Ekonomi

ATK prezanton projektin e radhës për “Mos deklaruesit”

K.Kasumi/ RTKlive

Në mënyrë që të kemi përmirësim të përmbushjes tatimore ATK ka hartuar projektin tjetër për“Mos deklaruesit”, përmes së cilit do të identifikoj tatimpaguesit, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas Ligjit, pra identifikimin e tatimpaguesve që nuk deklarojnë dhe deklarojnë me vonesë.

"Arsyeja e përzgjedhjes dhe identifikimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve është bërë duke u nisur nga realizimi i qëllimit strategjik të ATK-së për përmirësimin e përmbushjes tatimore sa i përket deklarimit dhe deklaruesve (deklarimit) me vonesë meqenëse kjo kategori renditet me nivel të lartë të riskut", thuhet në komunikaten për medie.

Trajtimi i mos deklaruesve dhe deklaruesve me vonesë do të realizohet përmes aplikimit të aktiviteteve, si në vijim: masat parandaluese, dhe masat për trajtimin e mos deklaruesve.

"Projekti do të zgjerohet për të adresuar rreziqet e mos deklarimit dhe deklarimit me vonesë duke
përdorur një gamë të gjerë aktivitetesh duke përfshirë por duke mos u kufizuar edhe në aktivitetet e vizitave dhe kontrolleve tatimore", thuhet tutje në komunikatë.

Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të deklarojnë dhe paguajnë tatimin saktë dhe në kohë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle