BE bie dakord për tarifa shtesë ndaj kompanive të energjisë
Ekonomi

BE bie dakord për tarifa shtesë ndaj kompanive të energjisë

ATSH-DPA

Kompanitë që ofrojnë energji në BE dhe po përfitojnë në mënyrë disproporcionale nga rritja e çmimeve të energjisë do të përballen me taksa shtesë pas një marrëveshjeje të arritur nga ministrat e BE-së, njoftoi sot presidenca çeke e BE-së në Twitter.

“Ministrat arritën një marrëveshje për marrjen e masave për të ulur çmimet e larta të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Taksat shënjestrojnë fitimet e tepërta të kompanive të energjisë që kanë përfituar nga rritja e çmimeve që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Paratë e mbledhura nga shtetet anëtare do të vihen në dispozicion të familjeve dhe bizneseve në vështirësi që po përballen me fatura të frikshme.

Ministrat e BE-se ranë dakord gjithashtu për reduktimin e kërkesës për energji elektrike.

“Rritja e kostove të energjisë dhe të jetesës kanë nxitur vendet e BE-së të bashkojnë paketa të ndryshme të ndihmave që arrijnë në rreth 1% të produktit të brendshëm bruto (PBB) të eurozonës”, sipas Komisionit Evropian.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle