ShAP e pakënaqur me mënyrën e kushtëzimit të përfitimit të subvencioneve
Ekonomi

ShAP e pakënaqur me mënyrën e kushtëzimit të përfitimit të subvencioneve

Fadil Sertolli / RTKlive

Shoqata e Afaristëve të Podujevës (ShAP), përmes një komunikate për media e ka përshëndetur prezantimin e Pakos për Përballjen me Inflacionin nga Qeveria e Kosovës të datës 03.09.2022, por njëkohësisht shpreh pakënaqësi me mënyrën e kushtëzimit të përfitimit të subvencionimit prej 50 % për rritje të pagës deri në 100EUR për punëtorët në sektorin privat.

“Qeveria e Kosovës në prezantimin e Pakos për Përballje me Inflacionin, ndër të tjera, përfshinë subvencionimin prej 50% të rritjes së pagës deri në 100 EUR për punëtorët e sektorit privat dhe atë vetëm në tre muajt e parë, duke i vënë në pozitë të vështirë bizneset si dhe punëtorët e këtij sektori. Rritja e pagave në sektorin privat  duhet të vijë si rrjedhoje e zhvillimeve pozitive në treg dhe krijimit të kushteve për aplikimin e rritjeve. Duke i marrë parasysh goditjet e njëpasnjëshme të bizneseve në sektorin privat, dhe duke i parë edhe rrethanat momentale që nuk duket se do të përmirësohen së shpejti, shumica e bizneseve e kanë të pamundur të aplikojnë rritje. Si rrjedhojë e kushtëzimit të rritjes së pagës, shumica e punëtorëve në sektorin privat nuk do të kenë mundësi të përfitojnë asgjë nga kjo pako”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Afaristëve të Podujevës.

Tutje vazhdon komunikata se duke i rikujtuar Qeverisë që mbi 80% e buxhetit të Kosovës mbushet nga veprimtaria e punëtorëve në sektorin privat, dhe se punëtorët që punojnë në sektorin privat janë po aq të prekur sa punonjësit e sektorit publik, konsiderojmë se masat për përballje me inflacionin do të duhej të trajtonin në mënyrë të barabartë si punëtorët e sektorit publik ashtu edhe ata të sektorit privat.

“Qeveria edhe mund të tregohet kreative në mënyrën e trajtimit të subvencionimit të sektorit privat ose të aplikoj shuma të tjera nëse mundësitë buxhetore janë të ngushtuara, por se këto masa assesi nuk duhet të rëndojnë edhe më shumë gjendjen e bizneseve në sektorin privat, sidomos bizneseve të vogla, duke bërë  kushtëzime të tilla për rritje”, thuhet në komunikatë e Shoqatës së Afaristëve të Podujevës.  


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle