Kryetari i OEK-ut i kërkon Konjufcës thellim bashkëpunimi
Foto: OEK
Ekonomi

Kryetari i OEK-ut i kërkon Konjufcës thellim bashkëpunimi

B. Halimi / RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është pritur sot nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve, me qëllim të ndihmës për bizneset e vendit.

Kryetari i OEK-ut, shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka treguar Kuvendi i Kosovës dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje.

“Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit. Përkrahja e Kuvendit të Kosovës në krijimin e një klime sa më të përshtatshme për biznesin, duke shtyrë përpara ndryshimet në ligje e rregullore, është një nga kushtet kryesore për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve dhe të ekonomisë në përgjithësi”, u shpreh Rafuna, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit shprehu gatishmërinë e këtij institucioni që t’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të biznesit në vend dhe në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është vendimtar dhe u zotëruan për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.


MË SHUME NGA Ekonomi