Konjufca: Kuvendi i gatishëm t’u përgjigjet nevojave të biznesit
Foto: OEK
Ekonomi

Konjufca: Kuvendi i gatishëm t’u përgjigjet nevojave të biznesit

Fadil Sertolli / RTKlive

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është pritur sot nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes institucioneve për të ndihmuar bizneset e vendit.

Kryetari Rafuna shprehu mirënjohje për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka treguar Kuvendi i Kosovës dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje.

“Bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit. Përkrahja e Kuvendit të Kosovës në krijimin e një klime sa më të përshtatshme për biznesin, duke shtyrë përpara ndryshimet në ligje e rregullore, është një nga kushtet kryesore për zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve dhe të ekonomisë në përgjithësi”, u shpreh Kryetari Rafuna thuhet në një komunikatë për media nga Oda Ekonomike të Kosovës.

Tutje vazhdon komunikata se Kryetari Konjufca, shprehu gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës që t’u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të biznesit në Kosovë e në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërinstitucional është vendimtar dhe u zotëruan për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.


MË SHUME NGA Ekonomi