20:15 / 04.10.2022
Rama: Deti i Shqipërisë për Kosovën, jo vetëm për turizëm por edhe tregti
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nga sot në Portin e Durrësit ka nisur edhe zhdoganimi për mallrat me destinacion Kosovën.
Ai, përmes një postimi në Facebook, shkruan se nga sot deti i Shqipërisë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti.
“Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”, ka shkruar Rama. “Të bashkuar e jo të ndarë”, “Shqipëria e ardhmja jonë” etj.



























