Shahini: Bizneset Kosovë-Mali i Zi mund të bashkëpunojnë në shumë sektorë
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini e ka pritur në takim sot sekretaren e Ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dadiç, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi .
Shahini tha se bizneset e dy vendeve mund të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë sektorë.
Sekretarja e Ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Dadiç, u shpreh se mundësitë më të mira të bashkëpunimit ekonomik janë në mes të dy shteteve, sepse kemi shumë mundësi dhe gjera të përbashkëta e sidomos në fushën ekonomik, kemi mundësi të zgjerimit për të bashkëpunuar.
Pas takimit në konferencë për medie deklaruan në lidhje me Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini 2023 që do të mbahet në Ulqin me 7 dhe 8 tetor qw ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkë investimeve në fushat e ndryshme ekonomike ndërmjet të dy vendeve, ku në këtë forum do të organizohen forume të përbashkëta ekonomike dhe takime B2B që do të ndihmonin kompanitë e të dyja vendeve për hyrje në tregje të reja.
Ky forum ekonomik ndërkombëtar do t’i kontribuoj rritjes së bashkëpunimit dhe bashkëinvestimeve për të dy vendet, ku do të marrin pjesë mbi 100 përfaqësues të bizneseve nga të dy shtetet.
Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohen takime tjera që do të ndihmonin kompanitë e të dyja vendeve për hyrje në tregje të reja, në të mirë të dy shteteve.























