Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove
M.Miftari/RTKlive
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim, Greet Floré, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.
Guvernatori Mehmeti e informoi atë rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, në veçanti, në sektorin e sigurimeve.
Gjithashtu ai e njoftoi drejtoreshën menaxhuese, Greet Floré, për veprimet e ndërmarra me qëllim të plotësimit të të gjitha kushteve të cilat lidhen me anëtarësimin e Kosovës në “Kartonin e Gjelbër”.
Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, Greet Floré, falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e informatave dhe shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve.























