Çeku: Kompetencat për vendimmarrje i kishin ndërkombëtarët
D.Sherifi/RTK
(E plotësuar) Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, po i interviston anëtaret e bordit të KEK-ut për periudhën 2006-2008.
Anëtarët që po intervistohen janë Ethem Çeku, Fatmir Rexhepi, Agron Dida e Hajdar Beqa.
Ish-ministri Çeku foli për zhvillimet dhe vendimmarrjen në këtë, përfshirë edhe idenë për ndërtimin e Kosovës së Re.
“E mira e asaj kohe ishte koncepti për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, i cili u aprovua në Kuvend...Problemi themelor ishte çka do të ndodhë me “Kosovën A”. Ishte një ide që ky termocentral të rrënohet për shkaka të ndotjes së ambientin. Ne nuk e kemi mbështet dhe nuk e mbështesim as sot, pasi mendojmë se 50 milionë euro mund të bëhej rehabilitimi i plotë dhe të mos vareshim nga eksporti i rrymës”, vijojë me elaborimin ish ministri Çeku.
Po ashtu ai foli edhe për zgjedhjet e vitit 2007 dhe ndryshimin e konceptit për energjinë.
Kurse, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, pyeti ish- ministrin pse ka dështua, cila ka qenë arsyeja kryesore që dështoi Kosova C.
“Arritëm t’i sjellim 4 koncersiume, u heq ideja e 1000 megawatit u kthye ideja në 500 megawat e ato koncersiume u larguan një nga një nga Kosovë, pastaj për ngjarjet tjera s’jam kompetent, por me aq sa kom përcjell, ata shprehin pakënaqësi për kapacitet e reja dhe u larguan nga Kosova duke dhënë deklarata publike”, u përgjigj Çeku.
Deputeti, Armend Zemaj pyeti se cika ishte kompetenca ish ish-ministri si përfaqësues vendor, duke marr parasysh që atë kohë, cili ka qenë roli juaj ekzekutiv apo si anëtar i bordit në raport me ndërkombëtarët.
Ndërsa Çeku tha se po të kishim kompetence situata energjetike në vend s’do të ishte kjo që është sot.“Të gjithë dokumentet është dashur të nënshkruhen nga ndërkombëtarët. Ne kemi pas takim me Përfaqësues Special, mirëpo kompetencat tona kanë qenë nga ana morale e projekte jashtë saj s’kemi mundur pa nënshkrimin e AKM-së, apo Përfaqësuesit Special të Kombeve të bashkuara”.
Fatmir Rexhepi, tha se kjo periudhë kohore ka qenë shumë e rendë për arsye se ka qenë periudha e tranzicionit që ka shkaktua zhurmë, gradualisht nga viti 2004 deri në shpalljen e pavarësisë
“Ka pas faza shumë të rënda edhe për menaxhimin e keq që ka qenë kompetencë e të huajve, të gjitha kompetencat i ka pas kompania e huaj që ka qenë e kontraktuar. Unë në atë kohë isha kryetar i komisionit për energji deri kur kam marr detyrën e ministrit.
Së bashku me Bajrush Xhemajlin e shumë të tjerë jemi angazhua që të harmonizojmë punën e ministrisë së energjisë për me pru shume shpejt në Kuvend. Si komision parlamentar defi në 2007 ne fillim 2008 është bere një punë e madhe Ka qenë shumë afër dhe në vitin 2008 ka mundur me u përgatit forma e parë e tenderimit”, ka thënë Rexhepi.























