Dogana e Kosovës konfiskon ari pa mbulesë dokumentacioni
BKT
Foto: Dogana e Kosovës
Ekonomi

Dogana e Kosovës konfiskon ari pa mbulesë dokumentacioni

Fadil Sertolli / RTKlive

Përmes një komunikate për media thuhet se njësitë e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni.

“Në vazhdimësitë rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë  vazhduar me kontrollimin në argjendarinë  në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore. Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti  janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu vazhdon komunikata se në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale.

“Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor.


MË SHUME NGA Ekonomi