16:40 / 06.10.2022
Më 13 tetor mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
RTKlive
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 13 tetor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Të gjithë të interesuarit për detajet rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, MFPT ka thënë se mund t’i kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.























