18:29 / 06.10.2022
Kurti takoi përfaqësues të kompanive ndërkombëtare, i fton për të investuar
A.Bela / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat Artane Rizvanolli dhe Liburn Aliu, takuan përfaqësues të disa kompanive ndërkombëtare në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit.
Në takim u bisedua për mundësinë e organizimit të një forumi ekonomik në Zvicër para Forumit Ekonomik Botëror, i cili mbahet në Davos në janar të vitit 2023. Po ashtu, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve në Kosovë përmes Partneriteteve Publiko-Private dhe trajnimeve të vazhdueshme, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Për më tepër, bëhet e ditur se Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës mirëpret investimet e huaja në vend dhe se angazhohet vazhdimisht për ofrimin e një klime sa më të përshtatshme për investitorët e jashtëm.























