Emërohet kryeshefi i ri i KOSTT-it
BKT
Foto: Kostt
Ekonomi

Emërohet kryeshefi i ri i KOSTT-it

rtklive

Bordi i Drejtorëve të KOSTT, në mbledhjen e mbajtur me 6 tetor, ka emëruar Evetar Zeqirin, kryeshef Ekzekutiv të kësaj kompanie.

Sipas një njoftimi lëshuar nga KOSTT, procesi ka qenë transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, derisa Zeqiri sipas biografisë, ka studiuar për master në Administrim Publik në Menaxhim Strategjik dhe Lidership në Universitetin e Illinoisit Verior në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka pësojë në pozita menaxhuese.

“Me përkushtim maksimal do të shtyjë përpara misionin e KOSTT në funksion të sigurisë së furnizimit me energji elektrike për shoqërinë dhe ekonominë vendore, operim të sigurt dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe të integruar në tregun rajonal dhe evropian”, ka thënë Zeqiri pasi ka marrë postin e kryeshefit të KOSTT-it.

Ndryshe, Bordi i Drejtorëve e ka falënderon Sabri Musiqin për shërbimin dhe kontributin e tij të deritanishëm si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT. Musiqi rikthehet në pozitën e Drejtorit të Operimit të Sistemit.


MË SHUME NGA Ekonomi