Bimësia e llojllojshme në Deçan krijon kushte për bletari organike|Video
Islam Haxhiu/RTK
Gryka e Deçanit është vend i favorshëm edhe për bletari. Në këtë vend falë bimësisë së llojllojshme, ujit dhe ajrit të pastër ka nisur të zhvillohet edhe bletaria organike.
Që nga java e parë e marsit të këtij viti, këto koshere me bletë janë të vendosura 6 km në thellësi të Grykës së Deçanit, vend i cili sipas ekspertëve, ka kushte shumë të favorshme për zhvillimin e bletarisë organike.
Andaj, Metat Gjikokaj është licencuar si bletari i parë që merret me veprimtarinë e bletarisë organike. Shembullin e Metatit dhe marrjen me bletarinë organike po e shohin si mundësi të mirë edhe bletarët tjerë deçanas.
E komuna e Deçanit ka premtuar mbështetje të bletarëve edhe në të ardhmen.
Falë bimësisë së llojllojshme, ujit dhe ajrit të pastër, në komunën e Deçanit, e sidomos në bjeshkët e saj, ekzistojnë të gjitha parakushtet për kultivimin e bletarisë organike.























