Shumë familje në Deçan burim kryesor e kanë gështenjën|Video
BKT
Ekonomi

Shumë familje në Deçan burim kryesor e kanë gështenjën|Video

Islam Haxhiu/RTK

Tetori është muaji i vjeljes së gështenjave. Për shumë familje në rajonin e Dukagjinit edhe në të kaluarën gështenja ishte burim kryesor i të ardhurave. Në vlugun e vjeljes, banorët shprehen të kënaqur me rendimentet dhe cilësinë e saj këtë vit.

Në vlugun e vjeljes së gështenjës, Asllan Demiri nga Morina e Gjakovës, shprehet shumë i kënaqur me rendimentet.

Ai thotë se edhe në të kaluarën gështenja ishte burim kryesor i të ardhurave vjetore për shumë familje në këtë rajon.

Edhe Hysen Bajrami nga fshati Molliq thekson se gështenja në këto anë është konsideruar pemë e bekuar, andaj shprehet i kënaqur me prodhimin dhe cilësinë e saj këtë vit.

Në komunat perëndimore të Kosovës, si në Gjakovë, Deçan, Pejë dhe Junik, shtrihen rreth 3500 hektarë pyje të pasura me gështenjë të cilat paraqesin një aset të rëndësishëm për banorët e kësaj ane.


MË SHUME NGA Ekonomi