Murati: Kemi rritje të të hyrave tatimore
Afet Bela / RTKlive
(E plotësuar, ora 12:25) Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha sot në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, se këtë vit ka rritje të të hyrave tatimore me mbi 30 %.
Ministri Murati ka ftuar komunat e Kosovës që të respektojnë qarkoret buxhetore. Një problem, sipas tij. ka të bëj me komunat që kanë nënshkruar memorandume më herët më ministritë përkatëse dhe tani kanë dalë probleme të ndryshme, duke u përmbaruar mjetet në llogaritë e tyre. “Kemi disa komuna problematike për këtë çështje”, theksoi ai.
Murati ka folur edhe për borxhin publik të Kosovës dhe ka thënë se ai ishte i lartë para se ata të vinin në krye të qeverisë. “Është diçka që e kemi trashëguar, ka pasë borxh publik, sipas planifikimeve buxhetore kemi të hyra më të larta, dhe kemi filluar të stabilizohemi”, tha ministri Murati.
Murati fillon raportimin në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave
(E plotësuar, ora 11:15) Ka filluar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Në këtë mbledhje po raporton ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
A.Bela / RTKlive
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021, raporton RTKlive.
Për të folur rreth raportit të ftuar janë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca.
Mbledhja fillon na ora 11:00























