14:50 / 11.10.2022
Guvernatori Mehmeti po merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së
Fadil Sertolli / RTKlive
Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ( BQK), i prirë nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Uashington të SHBA-ve.
Përmes një komunikatë nga BQK bëhet e ditur se guvernatori Mehmeti do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të flitet për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve.
Po ashtu, delegacioni i BQK-së do ketë takime edhe me drejtues të Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut.
Ndryshe, takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së do të zgjasin deri këtë të shtunë më datë 15 tetor.























