QIKA aksion para Qeverisë, kërkon heqjen e “taksës seksiste”
BKT
Foto: Arlinda Sejda/ RTK
Shëndetësi

QIKA aksion para Qeverisë, kërkon heqjen e “taksës seksiste”

K.Kasumi/ RTKlive

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka organizuar sot një aksion simbolik kundër taksës 18 % për prodhimet menstruale. Aksioni është mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës, pranë dyerve të të cilit organizatoret kanë sjellë peceta menstruale dhe lecka me ngjyrë të kuqe.

Leonida Molliqaj, drejtoreshë e OJQ “QIKA”, ka thënë se Kosova ka mbi 800 mijë vajza dhe gra në popullatën e përgjithshme.

"Rreth 600 mijë prej tyre i takojnë grupmoshës 10 deri 54 vjeç. Nëse e llogaritim numrin total të grave që kanë menstruacione me vlerën mesatare të shpenzimeve mujore që është tri euro, i bie që gratë e Kosovës shpenzojnë mesatarisht rreth 21 milionë euro në vit për blerjen e produkteve menstruale. Prej tyre rreth 3 milionë euro shkojnë për TVSh”, ka theksuar ajo.

Sipas Molliqajt për shkak të kushteve të rënda ekonomike shumë gra nuk arrijnë t’i blejnë pecetat, tamponët apo produktet e tjera menstruale e kjo i shtynë ato të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin e tyre.

“Në thelb kjo taksë është seksiste, sepse ne po taksohemi për menstruacionet tona, veç pse jemi gra”, ka thënë Molliqaj.

Ajo i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës t’i bashkëngjiten iniciativës së tyre për lirimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për prodhimet që i blejnë për nevojat personale për shëndetin e tyre.


MË SHUME NGA Shëndetësi