Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës
A.Bela / RTKlive
Në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Uashington të SHBA-ve, zëvendëspresidentja e BB-së, Anna Bjerde ka takuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Bjerde ka shkruar në Twitter se me Muratin dhe Mehmetin kanë pasur një takim produktiv, raporton RTKlive.
“Pata një takim produktiv me Ministrin Hekuran Murati dhe Guvernatorin Fehmi Mehmeti me të cilët diskutuam për ndikimin e luftës në Ukrainë në çmimet e ushqimeve dhe të energjisë, si dhe mbështetjen e mëtutjeshme të Bankës Botërore për krijimin e vendeve të punës, si dhe rritjen e standardeve të jetesës”, ka shkruar ajo në Twitter.
























