Në Prishtinë shënohet Dita e Gruas Rurale|Video
K.Kasumi/ RTKlive
Sot në Prishtinë organizohet panair për të shënuar Ditën e Gruas Rurale. Për të na njoftuar më hollësisht në lidhje me panairin, produktet dhe organizmin e tij, në emisionin “Aktual” ka folur Danijela Çoça, koordinatore e EkoKosWomen.
Çoça tha se ashtu si në krejt botën, edhe te ne po shënohet Dita Ndëkombëtare e Gruas Rurale.
“Ky panair është organizuar për të shënuar Ditën Ndëkombëtare të Gruas Rurale si në krejt botën. Prandaj EkoKosWomen, së bashku me Caritas-in zviceran, me mbështetjen e tyre, i kemi mbështetur këto 25 gra të cilat janë të regjistruara si biznese në Kosovë”, shtoi ajo.
Ajo tregoi se në këtë panair ka llojllojshmëri të madhe produktesh dhe se ato kanë arritur t’i shesin edhe jashtë Kosovës.
“Zarzavatet, turshitë, ajvari, mjalta, këpurdhat, çajrat, kremrat që bëhen nga mjalti apo bimët medicinale, janë produktet që plasohen në panair”, tregoi ajo. Ajo i ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë panairin.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:























