Guvernatorët Mehmeti e Cook diskutuan për thellimin e bashkëpunimit
BKT
Ekonomi

Guvernatorët Mehmeti e Cook diskutuan për thellimin e bashkëpunimit

M.Miftari/RTKlvie

Gjatë ditës së sotme, në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së, guvernatori Mehmeti u prit në takim zyrtar nga guvernatorja Lisa DeNell Cook.

Guvernatori Mehmeti fillimisht e njoftoi guvernatoren Cook lidhur me rolin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare në Kosovë.

Gjithashtu, guvernatorja Cook u informua për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, që nga themelimi i BQK-së deri në ditët e sotme përmes institucioneve amerikane si: Thesari Amerikan, USAID dhe Rezerva Federale. Guvernatori Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që shteti amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti informoi guvernatoren Cook  lidhur me performancën e mirë të sistemit financiar në Kosovë, me theks të veçantë atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Po ashtu, guvernatori Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend, si dhe parashikimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për ekonominë e vendit, në vitet e ardhshme.

Në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm me Rezervën Federale si dhe mundësinë e zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit të mëtejmë mes dy institucioneve. Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti e ftoi për të vizituar Kosovën dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ftesë kjo e cila u mirëprit nga Guvernatorja Cook.

Njëherit kjo është vizita e parë e një Guvernatori të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së.


MË SHUME NGA Ekonomi